Lirohen mjekët e dyshuar për transplantim organesh

Prishtinë, 4 Dhjetor, 10:33, NOA - Janë liruar nga paraburgimi mjekët Tunë Pervorfi, Lutfi Dervishi, dhe Arban Dervishi, ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi i cili është mbrojtës i Tunë Pervorfit. Sipas tij ata do të mbrohen në liri.
Vendimi e ka marr Kolegji penal i Gjykatës së Qarkut në Prishtine i përbëre nga gjyqtarë ndërkombëtarë. Ndërsa Ilir Rrecaj ende mbetet në paraburgim.
Të tre mjekët janë të dyshuar për transplantim organesh të njerëzve, që kryhej në klinikën private MEDICUS. Mjekët janë arrestuar më 4 nëntor në vendin e punës.
b.a/NOA