Stop! “Mr. Topaz” këtu?!
Dy filma legjendarë të kinemasë botërore të viteve ’60-të janë blerë nga regjimi i Enver Hoxhës, për t’u mbyllur për gjysmë shekulli në raftet e Arkivit Qendror të Filmit, shfaqen sonte dhe nesër për herë të parë në edicionin e gjashtë të TIFF. Kur legjenda angleze, Peter Sellers, jep urdhër të shkatërrohet filmi “Mr. Topaz”, në Tiranë kopja ndoshta e vetme, censurohet. Ndërsa regjisorja marksiste, Lina Wertmuller josh regjimin enverist për ta blerë, por me “Bazilikat” ku flitet për seksin dhe gratë, nuk mund të imagjinohej shfaqja. Ky film sot nuk qarkullon as në DVD as në televizion. Programuesi i TIFF, Tomas Logoreci, tregon se i ka zgjedhur këta dy filma për të analizuar përse ai regjim i kishte blerë
Stop! “Mr. Topaz” këtu?!
Kur në vitet ’60-të Perëndimi përjetonte lulëzimin e klasikëve të mëdhenj të kinemasë, për ironi në Shqipëri regjimi i Enver Hoxhës porosiste filma që të tallej ideologjikisht dhe që të propagandonte një perëndim të keq e të korruptuar.
Ndërsa mbarsej një sistem kinematografik në shërbim të diktaturës, edhe ato produksione të blera nga kinemaja botërore nuk patën fatin të shfaqeshin për gjysmë shekulli, duke mbetur deri sot në raftet e Arkivit Qendror të Filmit.
Bashkë me historinë e tyre, sot dhe nesër në mbrëmje shfaqen për herë të parë në TIFF dy pelikulat e këtyre thesareve, disa prej të cilave nuk mund të gjenden as në DVD. Legjendari komik anglez, Peter Sellers, pasi u bë yll ndërkombëtar në vitet ’60, dha urdhër që të gjitha kopjet e filmit “Mr. Topaz” të shkatërroheshin. Shqipëria ndoshta ruan kopjen e vetme. Ky film do të shfaqet sonte në orën 20:30 në kinema “Imperial”.
Po për herë të parë nga Arkivi del edhe filmi “I Basilischi”, i regjisores 35-vjeçare, në atë kohë, Lina Wertmuller, e cila sapo kishte marrë pjesë si asistent-regjisore në filmin e Frederiko Fellinit “8 e gjysmë”. Me “Bazilikat” Wertmuller ishte gruaja e parë e nominuar për çmimin akademik, njihej si e majtë politikisht, por kjo komedi italiane nuk u shfaq pikërisht prej subjektit të saj. Qysh në 10 minutat e para të satirës, një film për gratë e seksin i dhanë gjithë arsyet sistemit komunist që ky film të mos shfaqej, e të mbyllej deri nesër në mbrëmje në sirtar.
Tomas Logoreci, programuesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF) ka treguar se këto janë ngjarjet e vërteta për kinemanë dhe vlerat që mund të sjellë një festival. Këta dy filma u zgjodhën sepse është interesante të analizosh përse ai regjim i kishte blerë këta filma.
Regjisori i pavarur që vjen nga Amerika me pasionin e çmendur për kinemanë, dhe me një lloj revolte pse filmi shqiptar nuk po mbin ende, si njohje në Perëndim, ka zbuluar se thesaret e Arkivit Shtetëror të Filmit janë të paimagjinueshme. Një listë e gjatë e filmave të huaj në fondin e para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, që atij i është vënë në dispozicion nga drejtori i AQSHF, Artan Minarollit, e kanë bërë Logorecin të stepet, gati të shokohet kur ka parë në pelikulë filmin “Mr. Topaz” të legjendës komike angleze, Peter Sellers.
“Ishte një listë që përmbante klasikë të mëdhenj botërorë. Dhe një moment thashë stop: Mr. Topaze? Është e pamundur”. Peter Sellers, aktori i cili në vitet ’60-të kur u bë shumë i njohur, i shndërruar në një maniak depresiv urdhëroi që të ktheheshin mbrapsht të gjitha kopjet dhe të digjeshin të gjitha. Në Amerikë dhe në Angli filmi nuk u shfaq kurrë në televizion, nuk u shfaq kurrë as në kinema, askush nuk e kishte parë filmin, edhe pse biografi i Sellersit shkruante në atë epokë që po shkruante për filmin, por nuk e ka parë atë.
Logoreci tregon se ka dëgjuar për këtë film, por ai vetë nuk e ka parë, por karremi siç duket ka qenë regjisori shqiptar Fatmir Koçi, që i ka rrëfyer aq sa mbante mend qysh nga fëmijëria ku e ka parë këtë film në kinema.
Arsyet pse duhet të jetë importuar deri në Tiranë ky film, Logoreci e lidh me faktin se regjimi i Enver Hoxhës ka dashur të tallej në aspektin ideologjik, me sistemin francez të shkollës. “Hoxha ishte frankofil dhe ishte i interesuar. Është një film komik me ekran të gjerë, por që fatkeqësisht tani është ngushtuar dhe portretet e personazheve janë të zgjatuara dhe ngjyrat tani janë bardhë e zi”. Ajo që Logoreci ka lexuar e dëgjuar për këtë film ka lidhje me cilësimin si një nga filmat më të mëdhenj të humbur dhe befasia që ka ndeshur kur ka parë projeksionin e tij ka qenë shtangie, pabesueshmëri në shpërfilljen e kësaj legjende. Mendohet se kopja e “Mr. Topazit” që ndodhet në Tiranë mund të jetë e treta, me imagjinatën se një të tillë e disponon me siguri arkiva angleze, ndoshta dhe familja e tij. Logoreci na e plotëson këtë histori me faktin se regjisori Sellers ka dashur vetë, dhe është shprehur që këtë film nuk duhet ta shohë askush, pasi ai nuk ishte i kënaqur me xhirimin e tij, nuk kishte perfeksionin që ai donte.
Logoreci me këtë zbulim lëshon dhe sensibilizimin mbi gjendjen e filmit dhe se sa i rëndësishëm duhet të konsiderohet dhe të ruhet ky nga Arkivi.
“Është një histori komike. Unë nuk e njoh shqipen dhe nuk e di sa i mirë është përkthimi. Ndoshta diçka mund të kenë hequr apo censuruar. Duhet të jetë interesant po të bënim një krahasim me origjinalin. Është një komedi shumë e çuditshme”.
Logoreci e mbyll çështjen e këtij filmi duke treguar se ky është filmi i vetëm që Sellers ka xhiruar dhe për adhuruesit e kinemasë, filmi do të ishte si një “gral i shenjtë”.
“Regjimi kishte për qëllim të tregonte dhe propagandonte një Perëndim të keq, të korruptuar. Prandaj zgjodha këta dy filma sepse është interesante të analizosh përse ai regjim i kishte blerë ato”. Pelikula e dytë flet për “I Basilischi” të Lina Wermuller, me të cilën Logoreci e paralelizon çështjen përse blihen këto lloj filmash, ashtu sikurse në Kuba ka ndodhur e njëjta gjë. Bliheshin filma amerikanë për të treguar krimet në Amerikë. Historinë e këtij filmi, Logoreci e analizon me situatën politike në Shqipëri në vitin 1981 kur Mehmet Shehu u gjet i vrarë. Në të njëjtën kohë një Shqipëri komuniste porosit këtë film, edhe pse ishte realizuar në 1963. Nga shënimet që janë gjetur për filmin tregohet që ajo ishte një marksiste italiane me famë. Mendimi se për këtë arsye ka qenë me vlerë të shfaqej ky film, pra pikëpamja ideologjike, e shtyn Logorecin drejt analizës së ironisë pse ky film nuk u shfaq atëherë?!
Për 10 minuta pasi filmi ka filluar, kuptohet menjëherë se ai nuk mund të shfaqej në Shqipëri. Logoreci thotë se ajo ishte vërtet marksiste, por një marksiste liberale dhe dialogu i saj për seksin dhe religjionin janë të pabesueshëm. Tre burra të rinj pa qëllim, duke diskutuar për gratë dhe seksin, sillnin një indikacion të humorit radikal i cili shënoi filmat e Wermuller-it të mëvonshëm të viteve 1970. Mjafton një imagjinatë nëse lejohej të flitej në mënyrë kaq radikale për seksin në Shqipërinë e vitit ’81. Kështu edhe ky film u ble dhe u fut në fond, ashtu i pasubtitruar. Regjisorja në atë kohë 35-vjeçare e ka xhiruar “I Basilischi”, kur sapo ka qenë asistente regjisore e Fellinit në filmin “8 e gjysmë” dhe ishte Fellini që e ndihmoi edhe financiarisht që të bënte këtë film. Në Amerikë, Angli dhe Francë filmi “Bazilikat” nuk gjendet as në DVD, as në TV, dhe duket se nuk ka ku të shihet më.
“Unë për vete kam dashur ta shohë prej kohësh. Kam muzikën e tij, por jo filmin”, - thotë regjisori amerikan, duke e mbyllur me një fjali, si të folur me vete se “arkivi shqiptar është një thesar”. Pa dyshim që i ka thënë vetes stop: Mr. Topaz? Por Tomas Logoreci që u ka prezantuar shqiptarëve këtë edicion të TIFF-it një nga hartat më të mira gjeografike të filmave nga të gjitha edicionet, thotë se në arkiv ka gjetur shumë, edhe “The Savage Innocents” (1960) të Nicolas Ray si dhe “Savage innessance” me Anthony Quinn.