E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj gazetarit Baze, Rezart Taçi paraqitet në polici

Biznesmeni Rezart Taçi është paraqitur pasditen e sotme në polici. Ai është vetdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunimin e gazetarit Mero Baze.
Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga policia që prej së martës për dhunimin e gazetarit Baze i cili e akuzon atë për ushtrim dhune në një lokal në kryeqytet. Ndërkohë Taçi është paraqitur në polici së bashku me avokatin e tij për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen e ndodhur në një lokal të kryeqytetit. Ndërkohë vetë biznesmeni Taçi ka deklaruar për "Ora News" se e ka marrë vesh lajmin nga mediat duke mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas tij ai është vetdorëzuar pasi është vënë në dijeni për akuzën
Ndërkohë dy të pandehurit për dhunimin ndaj gazetarit Mero Baze u lanë me arrest 'burg pa afat', edhe pse avokati mbrojtës këmbënguli se dy klientët e tij jane vetëdorëzuar në polici për të sqaruar situatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›