E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i në Veri ushtron “Portat e pathyeshme”

MITROVICE-Trupat e KFOR-it do të zhvillojnë sot dhe nesër në veri të Republikës sonë një ushtrim të rregullt ushtarak.
Ushtrimi mban emrin “Portat e pathyeshme” dhe organizohet në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës dhe Policinë e EULEX-it, ka njoftuar komanda e KFOR-it.

Qëllimi i ushtrimit është përgatitja e forcave taktike në Veri dhe atyre nga formacionet ushtarake rezervë të KFOR-it. Ushtarët do të njihen me terrenin dhe të gjitha procedura në vendkalimet kufitare në portat 1 dhe 31, në kufirin shtetëror të Kosovës me Serbinë.

(d.b/RTK/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›