E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Eduart Peqini

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me datën 05.11.2009, në orën 14:45, ekstradoi nga Parisi drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin Eduart Fadil Peqini, i ashtëquajturi Mandela, vjeç 44, lindur në Elbasan.
Aktiviteti kriminal i të ekstraduarit Eduart Peqini dhe i bandës të njohur ndryshe si Banda e Mandelës , ku ky shtetas ka qenë kryetari i saj, përkon me periudhën Prill-Shtator 1997, dhe konsiston në një sërë aktesh si vrasje, vjedhje me armë dhe me dhunë, plagosje, prostitucion, rrëmbime personash dhe shkatërrim pronash etj. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar Peqinin me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale të "Krijimit dhe pjesëmarrjes në bandë te armatosur", "Vrasjeve me paramendim", "Vrasjeve me dashje të mbetur në tentativë", "Vrasjeve me paramendim e kryer në bashkëpunim" "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", "Shkatërim i pronës", "Rrëmbim personi", dhe "Vjedhje me pasojë vdekjen".
Në Aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas iu dorëzua Përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›