Pr/ligji: Ndihmë ekonomike për familjet e ngujuara
TIRANE- Skema e përfitimit të ndihmës ekonomike do të ndryshojë dhe numri i familjeve përfituesve do të rritet me 800.
Aktualisht numërohen 90 mijë familje përfituese kurse në skemë do të përfshihen edhe viktimat e trafikut apo familje të ngujuara si pasojë e gjakmarrjes.
Vendimi është mësuar nga zv ministri i punës Kastriot Sulka, duke prezantuar pr/ligjin e ri për ndihmën ekonomike në Komisionin Paralmentar të Punës.
Sulka tha se fatura financiare e këtij drafti do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 4.2 miliardë lekë. Ai akuzoi pushtetarët vendorë se abuzojnë me skemën dhe propozoi që administratori social pranë tyre të kalojë në varësi të Ministrisë dhe jo të pushtetit lokal pr/ligji i ri parashikon gjithashtu edhe pagesën e ndihmës ekonomike përmes bankave. Sipas zyrtarit të Ministrisë së Punës ky draft shënon formalizimin e skemës së ndihmës ekonomike.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)