Vata në tehun e kritikave

Tus Koblenz, skuadra e tre shqiptarëve në Bundesliga 2, humbi 1-0 me Augsburgun dhe kritikat ishin të shumta. "Fatmir Vata, vrapoi shumë, ishte shumë aktiv gjatë gjithë 90 minutave, por nuk pati asnjë rast për gol", - shkruan rhein-zeitung.de. "Ardian Gjokaj, e filloi shumë dobët në fazën mbrojtëse, por më pas gjeti ritmin e duhur. Në fund të takimit, si gjithë shokët e tjerë, nuk bëri shumë në fazën ofensive".