Shitja e fishekzjarreve dhe e kapsollave bashkia merr nen kontroll tregjet

Nis aksioni per kontrollin e shitjes se lendeve me rrezikshmeri. Drejtori i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit ne bashki Geron Ibrahimi jep detajet e tij
Ne prag te festave te nentorit por edhe te fundvitit tregjet shqiptare kane nisur te mbushen me fishekzjarre dhe kapsolla. Por pas zjarrit te shkaktuar vetem disa dite me pare ne nje prej tregjeve me te medha ne kryeqytet Policia Bashkiake ka nisur nje kontroll per mbikeqyrjen e sigurise se shitjeve te ketyre produkteve. Keshtu Bashkia e Tiranes nisi dje nje aksion ne te gjithe qytetin per kontrollin e shitjes se lendeve me rrezikshmeri vecanerisht ato plasese dhe helmuese. Keto inspektime do te vijojne ne menyre periodike per te arritur nje kontroll te plote per standardet e sigurise ne tregtimin e ketyre lendeve per te garantuar jeten e qytetareve.
Aksioni
Aksioni eshte shtrire ne 4 pikat kryesore ku tregtohen keto produkte sic eshte tregu cam sheshi Avni Rrustemi tek Medreseja dhe me poshte tek stacioni i trenit 4 pika ku sistematikisht tregtohen keto produkte te rrezikshme lende plasese ndezese. Ne do te vazhdojme kontrollet edhe per produkte te cilat kane perberje helmuese kimike insekticide pesticide ne menyre qe te rrisim standardin e sherbimit ndaj qytetarit te Tiranes dhe mbi te gjitha cilesine dhe te sigurojme jeten e tyre - u shpreh drejtori i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit ne Bashkine e Tiranes Geron Ibrahimi. Nderkohe aksioni po kryhet ne bashkepunim te plote me strukturat e zjarrfikesve si dhe te Policise Bashkiake. Drejtori i Zjarrfikesve z. Dilaver Laci u shpreh se do te bashkepunohet ngushte me Bashkine e Tiranes per te parandaluar cdo lende ndezese e tregtuar jashte kushteve te lejuara me ligj. Se bashku me Policine Bashkiake Agjencine per Mbrojtjen e Konsumatorit ne do te vazhdojme te kontrollojme te gjithe bizneset. Pragu i Vitit te Ri ka nje rrezik te shtuar per fishekzjarret dhe mjetet e tjera ndezese. Per kete arsye ne ditet ne vijim do te kete nje kontroll me te rrepte nga ana e sherbimit Zjarrfikes dhe Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit nderkohe qe edhe me Policine Bashkiake ka nje bashkepunim shume te mire- tha Laci. Nderkohe drejtori per Mbrojtjen e Agjencise se Konsumatorit ne Bashkine e Tiranes z. Geron Ibrahimi sqaroi edhe masat qe do te merren per mbrojtjen e konsumatoreve.
A i keni lajmeruar bizneset per keto masa qe po ndermerrni
Ne sistematikisht edhe ne kontrollet rutine qe bejme i kemi paralajmeruar me akte kontrolli. Pardje dhe dje nenkryetari i bashkise ka deklaruar publikisht se do te ngrihen grupe kontrolli per verifikimin e ketyre problemeve. Do te penalizojme vetem ne rastet ekstreme dhe jemi ketu per te mbrojtur edhe vete bizneset nga problematikat. Sic keni vene re kohet e fundit ka pasur problematika edhe vete biznesi si pasoje e zjarreve e shkaktuara keshtu qe jemi ketu per te keshilluar e edukuar por ne rastet ekstreme edhe per te penalizuar.
Cilin quani rast ekstrem
Kur jane kushte flagrante te shitjes se ketyre lendeve plasese djegese jashte standardeve minimale qe garantojne keto dhe kur jane ne sasi te medha.
Mund te bllokohen qe ne dogane
Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit pergjigjet per konsumatorin dhe qytetarin e Tiranes. Strukturat e tjera paralele bejne punen e tyre ne bejme punen tone.
Cila eshte vlera e gjobes
Vlera e gjobes eshte relative sepse variojne sipas problematikave dhe ne kete moment aksioni eshte ne zhvillim e siper. Une nuk kam nje te dhene se sa gjoba jane vene deri tani apo ne cfare niveli jane por ne fund te dites do ju njoftojme.