The Economist Emigrantet po ndryshojne ekonomine boterore
Shtetet duhet te marrin ne konsiderate oportunitetin e jashtezakonshem ekonomik qe perfaqesojne diasporat. Reduktimi i kostove te udhetimeve dhe lehtesia me te cilen permes teknologjive te reja mund te jesh gjithnje ne kontakt me vendlindjen jo vetem qe kane nxitur nisjet por kane sjelle perforcimin e rrjetit te komunikimit mes komuniteteve te emigranteve duke u dhene keshtu nje shtyse te jashtezakonshme krijimit te nje pasurie te re ne vendet perendimore. E shkruan kete The Economist qe u kushton kopertinen e numrit te fundit ceshtjeve te emigracionit. Kinezet qe jetojne jashte Kines ndash thekson Economist ndash Jane me shume se francezet qe jetojne ne France. Indianet e shperndare ne 5 kontinentet jane rreth 22 milione. Perllogaritet qe ne mbare boten ka 215 milione imigrante te brezit te pare rreth 3 e popullsise. Edhe pse ajo e migrimeve eshte dukuri ne rritje ky nuk eshte casti me i mire per te jetuar jashte atdheut shkruan The Economist. Britania e Madhe po shtrengon rregullat e kontrollit te pasaportave ne kufi ne Shtetet e Bashkuara Obama nuk arriti te paraqiste nje reforme te imigracionit sic kishte premtuar ndersa kandidatet republikane ne primariet per presidentin sugjerojne te elektrifikojne kufirin me Meksiken. Ne Itali me Legen e Veriut ne qeveri deri pak dite me pare e dime mire se si ka shkuar. Urrejtja ndaj te huajve ndash shpjegon Economist ndash bazohet zakonisht mbi dy nocione te papajtueshme me njera tjetren i pari eshte i lidhur me kerkesen nga ane e tyre per mbeshtetje shteterore barre per arkat e shtetit. I dyti ka te beje me faktin qe te huajt jane te gatshem te punojne edhe per me pak para duke ulur keshtu rrogat e shtresave me te varfra.