E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohen dy gra gjatë 24 orëve të fundit

Dy gra, njëra në Korçë dhe tjetra në Berat kanë tentuar t’i japin fund jetës me vetëhelmim gjatë 24 orëve të fundit. Veprimi per ti dhene fund jetes per njejen prej tyre ka qene depresioni 

KORÇË-BERAT- Dy gra, njëra në Korçë dhe tjetra në Berat kanë tentuar t’i japin fund jetës me vetëhelmim gjatë 24 orëve të fundit. 30-vjeçarja Arjana Bajrami, nga fshati Rrembec i Korçës, në gjendje depresioni, gjatë mbrëmjes së të premte ka pirë fostoksinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërsa, 32-vjeçarja E.Sulovari, nga Lapardhaja është paraqitur në koma në spital, pasi sipas saj, në vend të ilaçeve ka pirë helm.
Rastet e vetehelmimit jane bere te shpeshta ne vend. Policia shpjegon se shumica e rasteve ndermerren ne kushte te renda depresioni. Si shkaqe zakonisht jane raportuar gjendja e rende ekonomike, ose divorcet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›