E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj mjekut në Korçë, protestojnë bluzat e bardha

Bluzat e bardha në spitalin e Korçës kanë ndërprerë shërbimin për një orë ndaj qytetarëve në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar në ditë më parë në këtë qytet mjekut Thoma Nini.

Ndërsa kanë zhvilluar një protestë sensibilizuese kundër dhunës ndaj mjekëve, bluzat e bardha të Korçës e kanë cilësuar si akt mjaft të rëndë dhunimin e mjekut pneumolog.

Mjeku Thoma Nini u godit me mjete të forta nga një pacient në kohën kur po e vizitonte ne pavionin e senatoriumit në spitalin e Korçës. Pacienti e ka goditur mjekun disa herë, duke i shkaktuar mjekut plagë në kokë.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar dhunuesin Hajdar Bregu 61 vjeç i cili është justifikuar me faktin se mjeku Thoma Nini e ka privuar nga e drejta e KEMP-it. Policia bën të ditur se mbi 61-vjeçarin rëndon akuza e goditje për shkak të detyrës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›