Van Rompej: Raportet me Kosovën kryesore për Serbinë

Kryetari i Këshillit të Europës, Herman Van Rompej, Serbia duhet në mënyrë “të qëndrueshme të përmirësoj raportet me Kosovën për të ecur përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Deklarata e tij u bë pas takimit me kryeministrin serb Ivica Daçiç në Bruksel. “Përmirësimi i qëndrueshëm dhe i dukshëm i marrëdhënieve me Kosovën mbetet kërkesa kryesore për hapin e ardhshëm të lëvizjes së negociatave për hyrjen e Serbisë në BE, tha Van Rompej.
Zyrtari i lartë i BE-së gjithashtu është shprehur i kënaqur që qeveria serbe ka marrë vendim, i cili tani do të mundësoj bashkëpunim rajonal frytdhënës, me pjesëmarrjen e të gjithëve në rajon.
Gjithashtu Van Rompej i është referuar edhe dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se “të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen, e veçanërisht marrëveshja për kalimet”.
Më tej ai trajtoi edhe çështjen e veriut të Kosovës, duke theksuar : “Duhet të gjenden zgjidhje të reja për situatën e ndjeshme në veri, zgjidhje të cilat do ta përmirësojnë jetën e njerëzve atje. E ftoj Beogradin dhe Prishtinën që në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialogun, me shërbimet e vullnetit të mirë të Bashkimit Evropian” shtoi ai.
Kryeministri Daçiç theksoi se Beogradi është i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Prishtinën në rrafshin teknik dhe politik dhe në nivel shumë të lartë.