Podolski: Nuk duhet të relaksohemi

Lukas Podolski thotë se Arsenali nuk mund të relaksohet pas fitores ndaj Liverpoolit.
Pas dy barazimeve pa gola kundër Sunderland dhe Stoke u shtua frika se ekipi i Arsene Wenger do të dështojë këtë sezon, por Podolski beson se ka shumë optimizëm për muajt në vazhdim.
“Ne kemi luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para, por kur ju nuk fitoni tre pikë, si në ndeshjet ndaj Stoke dhe Sunderland, shtypi, ata shkruajnë se ju nuk jeni të mirë. Por mendoj se ne kemi luajtur shumë mirë, vetëm se nuk kemi shënuar”.
“Është normale. Kur luaja për Koln dhe nuk fitoja ndeshjet, ishte një atmosferë negative. E njëjta është edhe te Arsenali. Arsenali është një klub i madh dhe ju dëshironi t`i fitoni të gjitha ndeshjet. Dy ndeshjet e para, ne vetëm kishim nga një pikë në secilën dhe kjo nuk ishte shumë e mirë. Tni kemi fituar dhe jemi të lumtur për këtë”, ka deklaruar gjermani.