E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në Athinë, qeveria greke "nuk do të tolerojë"

Ndërsa Athina digjej, kryeministri Kostas Karamanlis, mblodhi kabinetin e tij në përpjekje për të marrë masa për rivendosjen e rendit.

Ministri i brendshëm Prokopos Pavlopulos, tha pas mbledhjes se qeveria nuk lejonte më një gjendje të tillë, një gjendje që është e qartë që ka dalë jashtë kontrollit.

Policia ishte e pafuqishme ndaj turmave që digjnin simbolet e pasurisë dhe prestigjit.

Por zoti Pavlopullos tha se njerëzit duhet t'i bënin pyetje vetes se çfarë kishin mundur të shpëtonin zjarrëfikësit dhe banorët, e jo çfarë ishte shkatërruar.

Njëri nga klolegët e tij tha se askush nuk kishte të drejtë ta merrte ligjin në duart e tyre dhe të mundohej të thyente shtetin e të shkatërronte paqen sociale.

Asnjë ministër nuk tha se çfarë po planifikon kryeministri por ai do të takohet me presidentin sot në mëngjes, pastaj do të takohet me çdo udhëheqës të opozitës për të arritur një konsesus.

Disa vëzhgues politikë besojnë se kryeministri mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme që mund ti japë autoriteteve më shumë pushtet për të qetesuar gjendjen, por në asnjë rrethanë qeveria nuk do të thërrasë trupat ushtarake.

Grekët kanë kujtime të gjata dhe të hidhura nga qeveria ushtarake dhe përdorimi i ushtrisë për të shtypur protestat. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›