E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, motorri përplas për vdekje të moshuarin

Kavajë- Një i moshuar ka humbur jetën në Kavajë, pasi është përlasur nga një motorr. 77-vjeçari po kalonte në kryqëzimin e qytetit, kur motorri i drejtuar nga 21-vjeçari, Erjon Bajraktari e ka goditur, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Mësohet se motorri ka qenë me shpjetësi të madhe në momentin e aksidentit ndaj e ka hedhur të moshuarin disa metra në ajër. Policia ka shoqëruar të riun që drejtonte mjetin, ndërsa familjarët kanë marrë trupin e pajetë të të moshuarit nga fshati Bago i Kavajës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›