Pakistan, një tërmet 5.2 ballë trondit vendin
Një tërmet me intensitetet 5.2 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot në jugperëndim të Pakistanit. Banorët janë alarmuar nga tronditja që kanë ndjerë. Por, sipas mediave vendore nuk ka njoftime për viktima apo dëme. Të njëjtin njoftim ka dhënë edhe Instituti Gjeofizik amerikan (USGS).