Dhuna në Korçë, policia: Faji i tifozëve të Tiranës

Me anë të një deklarate, kjo drejtori sqaron kronologjinë e ngjarjes, duke nënvizuar se vendi i caktuar nga Federate Shqiptare e Futbollit për tifozët e Tiranës nuk ishte i duhuri.
“Në vijim të veprimeve hetimore për incidentin e ndodhur në takimin e superkupës mes Skënderbeut dhe Tiranës, sqarojmë se përpara fillimit të ndeshjes, tribuna e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për tifozët e ekipit të Tiranës ka qenë tribuna C, vendi jo tradicional për tifozerinë mike, por kësaj radhe në krah me tifozët e ekipit të Skënderbeut. Menjëherë tifozët e Tiranës rreth 250 veta, kanë zbritur në pjesën e prapme të stadiumit, dhe kanë filluar tifozerinë përkrahëse të ekipit të tyre dhe më pas kanë vazhduar me ofendime ndaj tifozëve vendas, gjest i cili ka sjellë reagim nga pala tjetër dhe konfrontim duke u hedhur nga të ndyja palët sende të ndryshme si: bidonë plastikë e fishekzjarrë”, thekson deklarata.
Më tej thuhet se para fillimit të ndeshjes është mundësuar futja në stadium e tifozëve të Tiranës nga punonjësit e policisë, të cilët pas vendosjes nëpër vendet e tyre “kanë rinisur provokimet me fishekzjarrë dhe tymuese ndaj tifozëve korçarë, gjë e cila ka shërbyer në këtë moment si shenje acarimi”. Pas kësaj, policia ka nxjerrë jashtë stadiumit tifozët e ekipit të Tiranës, duke i shoqëruar me autobus deri jashtë qytetit të Korçës.
“Pjesa tjetër e ndeshjes deri në përfundim të saj ka vazhduar pa incidente, dhe nga ana e policisë krahas procedimit te nisur ndaj 8 personave korçarë për prishje te rendit dhe te qetësisë në stadium, po vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore dhe te personave të tjerë në radhët e tifozerisë së Tiranës, që kanë pasqyruar akte të dhunës dhe kanë qenë iniciatorë të këtij konflikti të krijuar”, vijon më tej reagimi. /S.Ll/Start/
2011-08-20 14:41