E Diel, 1 Nëntor 2026

“Reforma zgjedhore të mos lidhet me ndryshimet kushtetuese”

Nënkryetari i kësaj partie, Edmond Haxhinasto, tha se ndryshimet kushtetuese nuk mund të lidhen me reformën zgjedhore.

"Angazhimi në këtë proces është treguesi më i mirë për gatishmërinë e çdo force politike për të realizuar standardet më të larta zgjedhore. Amendimet kushtetuese nuk lidhen dhe nuk mund të kondiconojnë reformën zgjedhore", deklaroi Haxhinasto në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se një lidhje e tillë do të përbënte alibi të re për opozitën për mos angazhim në një proces normal të dialogut politik.

Haxhinasto, njëkohësisht ministër i Jashtëm, tha se reforma zgjedhore, bashkëpunimi dhe dialogu politik janë një element i rëndësishëm në vendimmarrjen e Bashkimin Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në vjeshtën e këtij viti. “Angazhimi i çdo force politike në reformën zgjedhore është kontribut i drejtpërdrejtë i saj për integrimin e vendit në BE", theksoi Haxhinasto. 

"LSI është një forcë politike që nuk ka kondicionuar me bllokime procesi. Mendojmë se një debat sa me i gjerë gjthpërfshirës dhe transparent do të sjellë një produkt që do të jetë më optimali për t'u pranuar nga të gjithë aktorët politik, në mënyrë që gjatë zbatimit të tij nga institucionet të mos mund të kundërshtohen nga asnjë palë ", shtoi  ai. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-08-20 15:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›