E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, sulmohet me gurë autobusi, lëndohet një polic

Nuk ndalen incidentet ndëretnike në Maqedoni.Mbrëmë rreth orës 20:20 në Shkup është sulmuar me gurë një nga autobusët e linjës urbane, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, mes tyre një polic.
 

Burime policore theksuan se incidenti ka ndodhur në rrugën "Anton Popov", kur persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë autobusin urban me numër 65. Nga thyerja e xhamave janë lënduar dy veta, mes tyre një pjesëtar i policisë i stacionit policor të Gazi Babës.
 

Në këtë incident është lënduar edhe një 32 vjeçare, e cila ka marrë lëndime në kokë. MPB ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat për të zbuluar incidentin. Ky është incidenti i radhës në Shkup, edhe përkundër masave shtesë të ndërmarrë nga MPB.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›