Dhuna në Siri nuk ka të ndalur

Me gjithë premtimet bërë Lidhjes Arabe, udhëheqja siriane ka vazhduar shtypjen me forcë të protestave. Një ditë para afatit të shqyrtimit të situatës nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ushtria përdori përsëri tanke në fortesën e kryengritësve Homs.
Së paku 23 vetë janë vrarë, informuan grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Trupat qeveritare qëlluan për të tretën ditë me radhë pjesë të qytetit Homs, ku jetonin mbështetësit e opozitës.
Sot, rreth 50 vëzhgues të Lidhjes Arabe duhet të shqyrtojnë në Homs, nëse presidenti Bashar al-Assad do të tërheqë trupat nga qyteti i tretë për nga madhësia i vendit, ashtu siç kishte premtuar.
Assad ra dakord për misionin e vëzhguesve, vetëm pasi Lidhja Arabe kishte kërcënuar se do ta kalonte çështjen në Këshillin e Sigurimit.