E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Marrëveshja me Kosovën nuk cënoi Kushtetutën e Serbisë

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviç tha para një komisioni parlamentar serb për Kosovën, se marrëveshja për pikat kufitare është marrëveshja më e detajizuar deri tani, e arritur në bisedimet në Bruksel.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk cënon as Kushtetutën dhe as ligjet e Serbisë.

Stefanoviç ka theksuar gjithashtu se marrëveshja nënkupton që në gjitha pikat kufitare të ketë kontroll të përbashkët, por pa shfaqjen e simboleve , flamujve, stemave dhe gurëve kufitarë.

“Të pranishëm në Merdar dhe Konçul, si deri tani do të jenë policia serbe, përfaqësues të Ministrisë së Financave të Serbisë, policia e Kosovës, dogana e Kosovës. Ndërsa në Bërnjak dhe në Jarinë, doganierët kosovarë do të kenë rol vëzhgues, pasi atë ekzekutiv e kryejnë doganierët e EULEX-it,” ka thënë Stefanoviç.
Më tej ai ka konfirmuar vazhdimin e bisedimeve për tarifat, që duhet të paguajnë drejtuesit e automjeteve nga të dy shtetet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›