Monitoruesit në Siri: Palët treguan përgjegjshmëri

Kreu i ekipit mnitorues të Ligës Arabe raportoi se dita e parë në qytetin Homs të Sirisë ka qenë “shumë e mirë” dhe se të gjitha palët kanë treguar përgjeshmëri ndaj monitoruesve.
“Po kthehem në Damask për takime të tjera dhe do të kthehem sërish nesër në Homs”, ka thënë gjenerali sudanez Mustafa Dabi, në një bisedë telefonike për agjencinë e lajmeve, Reuters.
“Ekipi do të qëndrojë në Homs. Sot ishte shumë mirë dhe të gjitha palët ishin të përgjegjshme”, tha Dabi.
Ekipi prej 50 anëtarësh janë takuar me guvernatorin e Homsit për të vëzhguar nëse Damasku po përmbush planin e paqes të arritur nga Liga Arabe, plan ky që përmban tërheqjen e trupave nga qytetet e trazuara.
Sipas një videoincizimi, të postuar në internet, një turmë protestuesish në Homs, kërkuan nga monitoruesit e Ligës Arabe “mbrojtje ndërkombëtare”.