Dhuna në Sudan, presidenti Biden nënshkruan urdhërin ekzekutiv, i hapet rruga vendosjes së sanksioneve

Presidenti Joe Biden, nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv, i cili i hap rrugën vendosjes së sanksioneve ndaj individëve që janë përfshirë në akte dhune në Sudan. Dhuna ka shkaktuar qindra të vdekur.
Biden tha në një deklaratë se urdhri i tij: “do të bëjë përgjegjës individë, të cilët kanë kërcënuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Sudanit; kanë minuar tranzicionin demokratik të Sudanit; kanë shkaktuar dhunë ndaj civilëve; ose kanë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”
Presidenti amerikan tha se dhuna në Sudan është “një tragjedi dhe tradhti ndaj kërkesës së qartë të popullit sudanez për një qeveri civile dhe një tranzicion drejt demokracisë”.
“Unë bashkohem me popullin paqedashës të Sudanit dhe liderët në mbarë botën, duke bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm midis palëve ndërluftuese,”- tha Biden. Apnews
/rtsh.al/