E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kremlin, pyetjet që ende nuk kanë marrë përgjigje, në lidhje me sulmin e dyshuar me dron

Sulmi i dyshuar me dron në Kremlin, për të cilin Rusia pretendon se kishte në shënjestër Presidentin Vladimir Putin, dhe në të cilin Ukraina mohon që të jetë përfshirë, ngre një sërë pyetjesh.

A kishte ndonjë dëm?

Rusia deklaron se dy dronë u rrëzuan në territorin e Kremlinit, duke shpërndarë copëza, “pa shkaktuar ndonjë dëm”, por gjatë ditës u vunë re se ka shenja djegie në çatinë e Pallatit të Kremlinit.

Një tjetër pyetje është se përse Rusia nuk ka publikuar copëza të dronëve për të mbështetur pretendimin e saj se Ukraina ishte pas sulmit?

Si kaluan dronët?

Rusia thotë se ata ishin “të pafuqishëm”, por njëri prej tyre, duket se është përplasur shumë afër pallatit. 

Instituti për Studimin e Luftërave thotë: “Ka shumë pak gjasa që dy dronë të kenë depërtuar në shtresa të shumta të mbrojtjes ajrore, si dhe të kenë shpërthyer ose të jenë rrëzuar mbi zemër të Kremlinit.”

Ku u lëshuan dronët?

Kjo është pyetja më e madhe, pa përgjigje. Një video tregon një objekt që fluturon nga lindja, përpara se të shpërthejë. Nëse dronët do të ishin nisur nga Ukraina, ata do të vinin nga perëndimi.

Një zëdhënës i Kremlinit pretendoi se SHBA-të qëndrojnë pas sulmit të dyshuar, duke thënë se “Kiev bën vetëm atë që i thotë SHBA të bëjë”, por nuk dha prova për pretendimin. SHBA-të kanë mohuar çdo përfshirje, ashtu si edhe Ukraina në këtë ngjarje. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›