Dhuna në familje, Lezhë, shtohet numri i denoncimeve
Rriten ndjeshëm rastet e denoncimit të dhunës dhunës në familje në qytetin e Lezhës. Ndërsa shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2008 janë regjistruar vetëm 7 denoncime, të dhënat për vitin 2009 janë shummë më të larta. Gjatë vitit 2009, janë regjistruar 63 denoncime të dhunës në familje.
Por nga Lezha, vijnë edhe fakte të tjera. Kështu fenomeni nuk është i pranishëm vetëm në familjet në vështirësi, por është përhapur edhe mes intelektualëve.
Shefi i Seksionit të Mbrojtjes së të Miturve në dhunës në familje, në Policinë e Lezhës tregon se në fakt të dhënat nuk tregojnë rritjen rasteve të dhunës, por rritje të besimit te strukturat.
Ndërsa përgjegjësi i sektorit të shërbimeve sociale në Lezhë, Marcel Lacaj, thotë se dhuna në familje është një fenomen i vjetër, por që po shfaqet në forma të reja.
Ndërkaq, vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2010 janë shënuar 7 raste të denoncimit të dhunës në familje.
Rasti më i fundit i përket një gruaje, e cila ka kërkuar mbrojtje pasi bashkëshorti e dhunon sistematikisht.