E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri dëshiron Kupën e Italisë

Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, dëshiron që të fitojë trofeun e Kupës së Italisë me skuadrën kryeqytetase.
Në vitin 1996, Ranieri e fitoi këtë trofe me Fiorentinan, ndërsa tani dëshiron që ta fitojë sërish, por për ta bërë këtë, njëherë duhet ta eliminojë Udinesen pas dy ndeshjeve gjysmëfinale.
"Në Itali më i rëndësishëm është Kampionati. Në Angli, prioritet për shumë skuadra është kupa".
"Kjo është çështje kulture. Mirëpo, unë do të kisha dashur të fitoja Kupën e Italisë. Më pëlqeu ndjenja kur e fitova".
"Por fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme (e enjte) kundër Udineses", është shprehur trajneri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›