Thaçi: Nuk ka zgjedhje të parakohshme këtë vit
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë se ndryshimet në kabinetin qeveritar do të ndodhin në kohën e duhur, ndërsa përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit.
"Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vjeshtën e vitit 2011", theksoi Thaçi, duke shtuar se në konsultimin me partnerin e koalicionit do të bëjë ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet në qeveri janë paralajmëruar në fillim të vitit nga vetë kreu i qeverisë. Por raundi i tretë i zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan e së fundi edhe vdekja e nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, e kanë shtyrë këtë çështje.