E Diel, 1 Nëntor 2026

Duna në familje, Nishani: Politika më të ashpra penale

Ministri i brendshëm Bujar Nishani ka deklaruas se duhen politika penale më të ashpra sa i përket dhunës në familje. Duke folur në një konferencë të Akademisë së Policisë, ministri Nishani ka theksuar se një politikë më e ashpër do të rrisë përgjegjësinë për çdo qytetar si dhe do të ndihmojë autoritetet në krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat.
 

“Ende jemi në kohë që të adresojmë me forcë dhe pa neglizhuar dhunën në familje. Edhe me kontributin e shoqërisë civile dhe media duhet të trajtohet si një çështje e cila është një element i rëndësishmën i prezantimit të mentalitetit të një shoqëire” ka theksuar Nishani.

Nga ana e tij Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka deklaruar se dhuna në familje në Shqipëri mbetet shqetësuese ndërsa ka shtuar se kjo dhunë ka pësuar rritje kohët e fundit.  Sipas tij kjo dhunë duhet adresuar pasi sipas tij ka një element kriminal dhe një element edukues që u duhet përcjellë njerëzve.
 

“Publikimi i dhunës në familje duhet adresuar në mënyrë që familjet që po vuajnë prej saj të marrin ndihmën e duhur” ka theksuar Arvizu.
Një tjetër çështje që kërkon vëmendje sipas ambasadorit Arvizu është edhe dhuna me bazë gjinore që sipas tij duhet të trajtohet nga shoqëria shqiptare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›