E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në janar?

Fati i integrimit të Serbisë tani varet nga dialogu me Kosovën. Të treja kushtet që aktualisht qëndrojnë para Serbisë, në mënyrë që pas tre muajve të marrë statusin e kandadatit për anëtarësim në BE, kanë të bëjnë me Kosovën, shkruan shtypi i Beogradit. Me rëndësi thelbësore do të jetë vazhdimi i dialogut me Prishtinën, por se kur ado të vijojnë bisedimet ende nuk dihen.

Ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper ndërkohë ka udhëtuar në Mianmar, ndërsa kthimi i tij pritet nga fundi i kësaj jave, transmeton njoftimin QIK-u.

"Jemi këtu që në çdo moment të mbajmë raundin e ri të dialogut, por realisht është e pritshme që bisedimet të vazhdojnë vetëm në vitin 2012", kanë thënë në Këshillin e Evropës për gazetën "V.novosti".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›