E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne familje, Topalli sulmon Ramen

Para nje audience studentore, kryesisht vajza te konviktit te universitetit “Alkesander Xhuvani” ne Elbasan, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka dhene tone politike temes se dhunes ne familje.

Megjithese nuk e permendi me emer, zonja Topalli sulmoi kreun e opozites Edi Rama dhe lejtmotivin e tij per bashkimin e shqiptareve.

“Une refuzoj te pranoj nje person qe ka qene i paafte te mbaje te mbledhur nje familje, te flase per bashkimin e shoqerise shqiptare. Nuk e lejoj nje njeri te flase per shoqerine e madhe kur nuk ka mbajtur te bashkuar nje familje te vogel. Nuk pranoj as moralin e ketij njeriu, qe eshte nje moral hipokrizie”, ka pohuar Topalli.

Kryetarja e Kuvendit inkurajoi te rinjte te denoncojne dhunen, pavaresisht formave dhe vendit ku ajo mund te shfaqet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›