Helmimet nga ushqimet, 80 raste çdo ditë pranë Spitalit Infektiv
TIRANE - Çdo ditë në urgjencën e Spitalit Infektiv, pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" shënohen 80 raste helmimesh si pasojë e konsumimit të ushqimeve jo cilësore.
Ndërkohë që, specialistët e shëndetit shprehen se blerja e këtyre ushqimeve nga shitësit ambulantë, ruajtja për një kohë të gjatë e gatimeve në frigoriferin e shtëpisë, apo konsumimi i ushqimit në vende ku gatuhet kolektivisht mund të shndërrohen në një risk serioz për shëndetin e njeriut në këto temperatura të larta. Nga ana tjetër mjekët infeksionistë këshillojnë që helmimet nga ushqimet nuk duhet të neglizhohen,
por të trajtohen me seriozitet sepse mund të jenë dhe vdekjeprurëse.
Fëmijët dhe të moshuarit janë më të riskuar nga helmimet e ushqimit. Mjekët rekomandojnë që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm për ushqimet që konsumojnë dhe në anën tjetër vizitat tek mjeku i familjes apo në qendrat shëndetësore për të shmangur komplikacionet e mëvonshme.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)