E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhuna ne familje, fluks denoncimesh Klodiana Kotorri

Gjate dy diteve te fundit ne qarkun e Korces, policia ka regjistruar gjashte raste te dhunes ne familje. “Rastet kane qene te ndryshme, jane paraqitur ne komisariat, gra, burra apo edhe vajza te reja, te cilat denoncojne familjaret e tyre per ushtrim te dhunes fizike dhe psikologjike”, thane per gazeten, burimet policore. Dy net me pare ,nje 15-vjecare me iniciale E.K, banuese ne Pogradec, u paraqit ne ambientet e komisariatit per te denoncuar babain e saj V.H, 54 vjec, pasi per motive te dobeta kishte ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj. Policia tha se 54-vjecari ndodhej ne gjendje te dehur ne momentin qe kishte dhunuar vajzen e tij te mitur, ndaj se ciles u plotesua kerkese-padia per leshimin e Urdhrit te Mbrojtjes se Menjehershme. Pak ore me pas ne ambientet e komisariatit te policise se Korces, u paraqit 36-vjecarja V.L, e cila denoncoi vjehrrin e saj A.L, 69 vjec. Ajo deklaroi para oficereve te policise se ishte rrahur nga vjehrri, pas konfliktit per motive pronesie. Policia plotesoi kerkese-padine per leshimin e Urdhrit te Mbrojtjes per nusen e dhunuar. Nderkohe, qe diten e djeshme policia e Korces plotesoi kerkese-padine per leshimin e Urdhrit te mbrojtjes se menjehershem per 36-vjecaren V.T, sepse gjate nje konflikti per motive banale, bashkeshorti A.T, 44 vjec, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj. Vetem nje ore me pas, policia e Korces u perball me nje tjeter denoncim per dhunen ne familje. Zh. F, 35 vjec, banuese ne fshatin Ravonik, deklaroi ne polici se bashkeshorti i saj e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. B.B, 42 vjec ishte kthyer i dehur ne banese dhe pas sherrit per ceshtje ekonomie goditi gruan e tij me karrige e sende te tjera. Gjithashtu, policia e Korces plotesoi kerkese-padine per leshimin e Urdhrit te mbrojtjes se menjehershem per 56-vjecaren D.H banuese ne fshatin Kapshtice-Devoll, sepse i biri D.H, 30 vjec ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj. Burime nga policia thane se djali i kerkonte shuma parash nenes se tij, e cila refuzonte t’ia jepte per shkak te gjendjes se rende ekonomike. Refuzimi per t’i dhene para djalit, i kushtuan rende gruas, e cila u dhunua fizikisht. Nderkohe qe nje tjeter dhune ne familje, u denoncua ne qytetin e Pogradecit. Nje 77-vjecar me iniciale F.H, deklaroi ne polici se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht ne menyre te vazhdueshme nga djali i tij 36-vjec me iniciale L.H. Policia leshoi urdhrin e mbrojtjes edhe per te moshuarin, i cili deklaroi se konfliktet me te birin ishin te vazhdueshme per ceshtje ekonomike dhe pronesie. Policia mori ne pyetje 30-vjecarin, i cili me pas u la ne gjendje te lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›