Dhuna në familje, pakt mes vendorëve në Elbasan

Firmoset mes institucioneve të pushtetit vendor në Elbasan një marrëveshje për trajtimin e rasteve te dhunes ne familje. Si rrjedhojë te gjitha keto institucione do te kene nje bashkepunim te koordinuar per te realizuar objektivin kryesor, ate te mbrojtjes se viktimave te dhunes ne familje dhe minimizimin e ketij fenomeni i cili vazhdon te jete ne nivele shqetesuese.
Iris Luarasi, drejtoresha e shoqates "Linja e Keshillimit per gra dhe vajza" kerkoi qe te gjitha aktoret te veprojne me rigorozitet per detyrat qe i ngarkohen ne kete ceshtje.
Fenomeni i dhunes ne familje vazhdon te jete evident ne vendin tone. Shpesh dhuna ne familje trajtohet si nje problem familjar e jo si problem social, ndaj po kaq shpesh mbetet brenda kater mureve te shtepise pa i dhene mundesine strukturave te posacme per te nderhyre ne sherbim te ndalimit te kesaj dhune.