Problemi europian te tregjet në lulëzim
DOMINIQUE MOISI
Në fakt, njeriu i sëmurë pa dyshim se europian, nëse jo perëndimor mund ta kuptojë vetë se është më elastik, duke marrë parasysh fuqinë e mbrojtjes së tij të natyrshme: demokracia dhe sundimi i ligjit. Kjo është arsyeja pse kriza e tanishme europiane mund të dëshmohet se është një test themelor për shtetet në zhvillim që janë më dinamike sesa Europa ekonomikisht, por së fundi më të brishta politikisht
Prej Hong-Kongut e deri te Sao Paulo një fjalë dominon mbi të gjitha të tjerat, kur është fjala për investitorët e mëdhenj: Greqia. A do të mbesin grekët në eurozonë? Çfarë do ti ndodhë Bashkimit Europian dhe ekonomisë globale, po qe se nuk mbesin?
Deri pak kohë më parë, Europa ishte njëfarë pasqyre që ua konfirmonte ekonomive të mëdha në lulëzim natyrën spektakolare të suksesit të tyre. Ato mund ta bënin dallimin midis niveleve të tyre të larta të rritjes dhe niveleve të larta të borxhit në Europë. Ato mund ta vinin në krahasim energjinë e tyre pozitive me pesimizmin që dominon në mendjet europiane. Ato thjesht ishin tejet të gatshme ta këshillonin Europën që të punojë më shumë dhe të shpenzojë më pak, derisa krenaria e arsyeshme u kombinua me një dëshirë të kuptueshme për qërimin e hesapeve të vjetra, të lidhura me trashëgiminë e nënshtrimit kolonial dhe të turpërimit.
Por sot ekonomitë në lulëzim janë duke u shqetësuar gjithnjë e më shumë nga ajo që me të drejtë e perceptojnë si rrezik serioz për ekonomitë e tyre, sot, ekonomitë në vendet në zhvillim po shënojnë rritje, por ata druajnë se do të dëmtohen nga dobësimi i Europës, që vazhdon të mbetet lidere në tregtinë botërore. Me fjalë të tjera, dobësia e ekonomisë europiane kërcënon gjithashtu stabilitetin politik të këtyre vendeve, duke marrë parasysh ndërlidhjen e ngushtë veçanërisht në Kinë ndërmjet legjitimitetit të aranzhimeve të tanishme dhe vazhdimit të rritjes së shpejtë ekonomike.
Nëse kriza e Europës do ta shkaktonte një rënie vjetore të GDP-së prej shtatë për qind në Kinë, pesë për qind në Indi dhe tre për qind në Brazil, qytetarët më të varfër të këtyre vendeve do të goditeshin rëndë nga pasojat. Ata kurrë nuk kanë qenë pjesë e kulturës së shpresës, bazuar kryesisht në suksesin material, që kishte luajtur një rol kyç në suksesin e këtyre vendeve. Pabarazitë do të arrijnë shifra të reja dhe frustrimi e pakënaqësia mund të manifestohen vetvetiu.
Në këtë rast, Europa do të mund të bëhej papritur një pasqyrë krejtësisht ndryshe për shtetet në zhvillim, duke zbuluar, nëse nuk duhet mbitheksuar, dobësitë e tyre strukturore. Dhe kjo është arsyeja pse, derisa Europa duhet të shpëtojë ekonominë greke ose bankat spanjolle me çdo çmim, vendet në zhvillim duhet të bëjnë çfarëdo që duhet për të kontribuar për të shpëtuar ekonominë europiane. Sikur e ka mësuar Europa, sa më gjatë që pret, më i lartë është çmimi dhe më të vogla janë mundësitë për sukses.
Fatkeqësisht, një grup i vendeve që janë të bashkuara me një mohim të përbashkët të përgjegjësive të tyre botërore nuk është e mundshme për të arritur një përfundim të tillë. Në të vërtetë, shumica e vendeve në zhvillim do të hidhnin poshtë idenë për të ardhur te një pako financiare shpëtimi Europës për shumë arsye.
Së pari, nuk ka një gjë të tillë si bllok të vendeve në zhvillim. Ata nuk janë të bashkuar rreth një vizioni të përbashkët për të ardhmen e tyre, ose rreth një ideali të përbashkët politik, sikur demokracia në botën perëndimore. Pavarësisht prej limiteve dhe kundërthënieve të vlerave të përbashkëta, do të ishte naive të hidhej poshtë rëndësia e tyre. Europa dhe Shtetet e Bashkuara do të mbesin aleate, madje edhe në rast se Barack Obama, sikur Nicolas Sarkozy, do të mbetet një president me një mandat.
Së dyti, vendet në zhvillim janë më shumë rivale sesa partnere të Europës. Ato janë të bashkuara vetëm rreth qëllimit të tyre të dyshimit ndaj Kinës. Në këtë kontekst, është shumë e zorshme të arrihet një strategji e tillë afatgjate.
Kinezët mund të vazhdojnë të mendojnë për një mandat më të gjatë sesa amerikanët, të cilët mendojnë hapur, dhe europianët, të cilët mendojnë më thellësisht, sikur edhe e ka thënë një ekspert kinez i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ama kur vjen puna te kriza financiare europiane, sjellja e Kinës duket se është përcaktuese nga konsideratat taktike afatshkurtra, madje edhe derisa investimet kineze në Europë janë trefishuar në vitin 2011. Për ta blerë vetëm gjysmën e portit të Pirros mund të duket më fitimprurëse sesa të investohet në konsolidim afatgjatë të ekonomisë greke dhe të financave të saj, por a është ky njëmend rasti?
Së treti, oportunizmi afatshkurtër i vendeve në zhvillim është i bazuar në mosbesimin e dyfishtë drejt Europës, natyrisht, por gjithashtu, paradoksalisht drejt vetvetes. Kështu është, ata nuk kanë besim në aftësinë e tyre për ta kryer pjesën e tyre për ta shpëtuar njeriun e sëmurë të ekonomisë botërore, siç është shndërruar Europa.
Që të jemi të sigurt, kjo shkon karshi triumfalizmit që po merr hov në Azi, veçanërisht, Kishore Mahbuhani, një mendimtar i politikës së jashtme nga Singapori, siç e tha ditëve të fundit në Vjenë në një konferencë të organizuar nga instituti im, se mileniumi i ardhshëm do të ishte aziatik. Dhe ende dikush në mesin e elitës mund të nuhasë nga vendet në zhvillim një dyshim ekzistues, të cilin e ka forcuar kriza e fundit europiane. Kjo pasiguri vetëmanifestohet në shumë mënyra: nga akumulimi i pasurisë likuide si garanci kundër paqartësive të jashtme dhe të brendshme deri te zgjidhja e disave, nëse jo të gjithë, për të edukuar fëmijët e tyre jashtë vendit.
Në fakt, njeriu i sëmurë pa dyshim europian, nëse jo perëndimor mund ta kuptojë vetë se është më elastik, duke marrë parasysh fuqinë e mbrojtjes së tij të natyrshme: demokracia dhe sundimi i ligjit. Kjo është arsyeja pse kriza e tanishme europiane mund të dëshmohet se është një test themelor për shtete në zhvillim që janë më dinamike sesa Europa ekonomikisht, por së fundi më të brishta politikisht.
Autori është themelues i Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IFRI)
Komenti është marrë nga rrjeti botëror i gazetarisë Project Syndicate
Problemi europian te tregjet në lulëzim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci