Bashkia, leje përdorimi për rreth 100 mijë m2 sipërfaqe

Bashkia e Tiranës jep leje përdorimi për rreth 100 mijë metra katrorë sipërfaqe.
Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës Florian Pustina, ka deklaruar nëpërmjet këtij vendimi i hapet rruga hipotekimit të 543 apartamenteve në Tiranë, duke bërë që të përfitojnë mbi 2 mijë qytetarë.
Gjithashtu sipas tij, ka përfunduar dhënien e hipotekave për 12 subjekte, ndërkohë që është drejt përfundimit procesi për 27 subjekte të tjera.
“Gjithsej pajisen me hipoteke 1800 apartamente si dhe mbi mbi 7 mijë qytetarë në Tiranë bëhen përfitues nga hipotekimi. Bashkia e Tiranës ka përfunduar procedurat edhe për 20 subjekte dhe pritet plotësimi i dokumentave nga ndërtuesit për hipotekimet” shtoi ai