E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne familje, rriten denoncimet

Varferia, por edhe papunesia ben qe ne shume familje shqiptare dhuna te jete e pranishme. Gjate nente muajve te pare te vitit 2008, ne Drejtorine e Policise jane denoncuar 612 raste dhune, ku kryesisht grate kane paditur burrat per ushtrim dhune fizike ndaj tyre.

Por megjithese numri i grave qe kane denoncuar bashkeshortet e tyre per ushtrim dhune eshte me i larte se nje vit me pare, kjo mendohet se nuk eshte nje shifer reale, pasi shume prej grave te dhunuara kane ende frike te denoncojne dhunen ne familje.

Ministri i punes Anastas Duro ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me  ministrine e Drejtesise, ata te Brendshme, te Shendetesise dhe te Arsimit per parandalimin dhe reduktimin e dhunes ne familjes.

Nga vitit 2004 deri ne 2007 numri i divorceve ne shkalle vendi eshte rritur. Sipas te dhenave zyrtare mesohet se gjate vitit  2007 jane regjistruar ne gjykate 5535 divorce nje pjese e konsiderueshme te te cileve jane shkaktuar pikerisht nga dhuna ne familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›