E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjes, deshmi te reja

Gjykata e Krimeve te Renda ka pranuar si deshmi ne procesin ndaj bandes se Lushnjes rrefimin e tre vellezerve te Artur Dajes, personit te vrare ne 1998 ne qytetin myzeqar te cilit sipas deshmive me pas ju pre edhe koka dhe ju shetit neper qytet.

Deshmia e tre vellezerve Daja eshte marre ne ambasaden tone ne Athine, ne te cilen ata kishin sqaruar edhe pse kishte nisur konflikti midis Aldo Bares dhe Artur Dajes, ku permendet nje vrasje e 1994-es ne kete qytet dhe qe me pas kishte gjeneruar ne nje konflikt te metejshem.

Por akuza eshte sulmuar nga avokatet e ceshtjes pasi ata kane kerkuar qe te tre vellezerit te deshmojne ne gjykate, pasi ne ambasaden tone ne Greqi ishin marre ne pyetje jashte normave ligjore, ndersa kane hedhur poshte deshmine e nje tjeter personi kyc ne kete histori Gramoz Selmanit.

Gjykata perfundimisht i ka pranuar deshmite e tre vellezerve Daja, ndersa per deshmine e Selmanit ka kerkuar pritjen e pergjigjes se prokurorise se Lushnjes, nese ai eshte ne hetim per vrasje apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›