Dhuna ne familje rritet numri i denoncimeve
Shtohen rastet e denoncuara të dhunës në familje. Statistikat nëntëmujore të vitit flasin për 1683 raste të denoncuara në polici, Kundrejt 1998 rasteve që kishte për 12 muajt e vitit të kaluar.
Shefja e Zyrës së Trajtimit të Dhunës në Familje dhe të miturit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Alma Gjurgji shprehet se përtej shifrave të larta, rritja e kallëzimeve tregon rritjen e besimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.
Sipas saj, vetëm për nëntëmujorin në 24 prej rasteve të regjistruara dhuna ka qenë fatale duke regjistruar 24 të vrarë. Nga në 8 raste viktimat janë bashkëshortet, në 4 raste bashkëshortët dhe në rastet e tjera janë pjesëtarë të tjerë të familjes.
Sipas statistikave të tabelës përmbledhëse nga viti 2008, në 62.1 për qind të rasteve objekti i dhunës ka qenë bashkëshortja, në 6.2 për qind bashkëshorti, dhe me radhë nga 6.4 për qind prindi e fëmija. Gjurgji ka shpjeguar se çfarë garancish u jepen personave të dhunuar pas denoncimit në polici.
Gjetja e zgjidhjeve për minimizimin e rasteve të dhunës në familje dhe rritja e një familje e shoqërie të shëndoshë nuk përfshin një numër të gjerë institucionesh dhe shoqërinë civile.
Rehabilitimi i viktimave të dhunës në familje dhe dhënia e tyre e shanseve dhe mundësive për të lënë pas historitë e dhunës kërkon nga mekanizmat e pushtetit qendror e lokal një bashkërendim efikas.
Në shkurt Këshilli i Ministrave nxori vendimin mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe procedimit të tij, për krijimin e komiteteve që do ndjekin në zinxhir rastet, pa qenë në nevoja e sorollatjeve të qytetarëve që ndeshen me fenomenin.
Rritja e numrit të denoncimeve në polici nga rrethet dhe shtrirja gradualisht në të gjithë territorin ka dëshmuar mospranimin dhe reagimin ndaj fenomenit të dhunës .
Lëvizja demografike e popullsisë rritja e numrit të popullsisë kryesisht në qendrat urbane kanë sjellë edhe migrimin e fenomeneve drejt këtyre zonave.
Studimi i fenomeneve reduktimi i dhunës në familje dhe e reflektimeve të kësaj dhune në shoqëri do të krijonte një mjedis të shëndoshë dhe të sigurtë për komunitetin.