Kësti i 6 për Greqinë, Brukseli insiston në garancinë me shkrim
BRUKSEL - "Në Bruksel presin ende angazhim të qartë dhe me shkrim nga qeveria greke dhe nga forcat kryesore politike të Greqisë, për respektim të marrëveshjes së 26 Tetorit, për të filluar procedurat e lirimit të këstit të gjashtë të kredisë", tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Amadeu Altafaj, duke vënë në dukje megjithatë se problemi kryesor nuk janë letrat e shkruara.
Zëdhënësi Altafaj tha se nuk ka afat për paraqitjen e angazhimeve të shkruara nga Greqia, por është në interes të saj dhe të eurozonës, që kjo garanci të dërgohet sa më shpejt të jetë e mundur, për të rivendosur besimin, i cili është tronditur mjaft gjatë javëve të fundit.
Brukseli më herët ka kërkuar një deklaratë me shkrim, të firmosur nga liderët politike Papandreu e Samaras, kryeministri dhe ministri i Financave si dhe guvernatori i Bankës së Greqisë, ku të garantohet miratimi dhe zbatimi i vendimeve që rrjedhin nga marrëveshja e 26 Tetorit. Lidhje te tjera Greqi, "maratona" e Papadhimos për lëvrimin e këstit të 6 Një grua italiane merr përsipër të shpëtojë Greqinë