E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, pritet vendimi për Fatmir Limajn

PRISHTINE - Gjykata në Prishtinë pritet të vendosë sot për shtyrjen ose jo të procesit gjyqësor kundër 10 ish-luftëtarëve të UCK-së, të akuzuar për rastin “Kleçka”, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transporteve, Fatmir Limaj.

Te premten, në seancën e parë, të gjithë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm. Pala mbrojtëse kërkoi shtyrjen e procesit për në muajin shkurt, pasi ekipi nuk ka patur kohë të mjaftueshme për të analizuar dokumentet e padisë, ndërsa theksohet se në të mungojnë disa faqe të dëshmisë së Agim Zogaj, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”.

Prokuroria ka mbështetur gjithë padinë tek dëshmia e Zogaj, i cili u gjet i varur në Diusburg të Gjermanisë, në shtator të këtij viti. Ende nuk dihet se çfarë impakti do të ketë vdekja e tij në këtë proces.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›