E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne protesta plagoset polici ne Tirane bllokohen akset rrugore ne vend

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Perseritet i njejti skenar ne diten e dyte te protestes perpara hyrjes ne mjediset e jashtme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Tirane nderkohe qe turma te udhehequra nga deputete socialiste apo kryetare te bashkive ne qytete te ndryshme te vendit kane dale ne akse te ndryshme rrugore kombetare duke paralizuar ne kete menyre per disa ore me radhe qarkullimin e automjeteve.

Te udhehequr nga deputete socialiste perkrahes te opozites kane tentuar serish gjate paradites se djeshme te canin kordonin e policise per te hyre brenda institucionit ku vazhdonte procesi i numerimit te votave te kontestuara. Ne kete situate duke shtyre forcat e policise dhe duke u perplasur me gardhin e krijuar nga keta te fundit per te mos lejuar pas urdhrit te dy diteve me pare te KQZ-se asnje person te paautorizuar kane mbetur te demtuar disa punonjes te policise ku njeri prej ne gjendje me te rende eshte transportuar me urgjence per ne Spitalin Ushtarak. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Policise se Tiranes ku sipas se ciles rreth ores 1130 pas grumbullimit para nderteses se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nje grup personash aktualisht po ushtronin dhune ndaj strukturave te policise ku disa prej tyre ishin te lenduar dhe nje punonjes policie eshte derguar ne Spitalin Ushtarak Tirane per te marre ndihmen mjekesore. Ashtu si dy dite me pare policia e kryeqytetit ka ftuar pjesemarresit ne tubim te distancohen nga aktet e dhunes dhe te shmangin cdo lloj provokimi apo goditjeje ndaj forcave te policise te planizuar me sherbim per garantimin e rendit dhe sigurise publike.

Kavaje

Policia ke bere te ditur gjithashtu se rreth ores 1100 te dites se djeshme ne segmentin rrugor Rrogozhine - Kavaje ne afersi te Ures se Drazhit jane grumbulluar ne nje tubim rreth 200 persona te cilet kane bllokuar kete segment rrugor.

Ne rruge jane vendosur edhe disa goma automjetesh te cilat jane djegur me pas. Forcat e pakta te policise e kane pasur te pamundur nderhyrjen per te hapur levizjen e mjeteve. Policia tha se sherbimet e komisariatit te policise Kavaje kane marre masat per ruajtjen e rendit dhe te qetesise publike ku deri atehere nuk ishte shenuar asnje incident.

Durres

Rreth ores 1200 te dites se djeshme rreth 200 banore te Durresit nen drejtimin e deputeteve socialiste te qarkut kane marshuar nga qendra e qytetit ne drejtim te hyrjes se autostrades Tirane - Durres. Protestuesit kane marshuar ne autostraden Durres - Tirane duke bllokuar ne fillim korsine e rruges qe te con ne kryeqytet. Me pas protestuesit jane ndalur ne rruge duke bllokuar njekohesisht te dyja korsite. Levizja e tyre eshte bere nen vezhgimin e policise e cila nuk ka mundur ti ndaloje. Gjate protestes nuk ka pasur incidente.

Fier

E njejta situate eshte perseritur edhe ne qytetin e Fierit ku protestuesit u mblodhen ne qender dhe me pas marshuan neper rruge duke iu drejtuar daljes se qytetit. Ne Uren e Mbrostarit ata kane ndaluar dhe kane bllokuar rrugen. Me pas ne rruge jane vendosur disa goma automjetesh te cilave u eshte vene flaka si dhe kane bllokuar me ane te nje skrepi rrugen me gure. Forcat e policise thjeshte kane shoqeruar protestuesit pa u perballur me ta.

Vlore

Ne oren 1130 nga qyteti Vlores eshte nisur nje kortezh i gjate me protestues te cilet u ndalen ne Uren e Mifolit. Pas grumbullimit ata kane bllokuar rrugen nacionale Vlore - Fier duke mos lejuar asnje mjet qe te levizte.

Ura e Milotit

E paralizuar ka qene edhe rruga Tirane - Shkoder. Ne Uren e Milotit qindra mbeshtetes te opozites kane bllokuar rrugen ku te drejtuar nga deputetet Tom Doshi Paulin Sterkaj dhe Gjovalin Kadeli kane qendruar aty nen vezhgimin e policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›