E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta ne KQZ Nishani Ligji i njejte si per qytetaret edhe per parlamentaret

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

U ka bere thirrje te gjithe qytetareve qe te distancohen nga aktet e dhunshme pasi do te perballen me ligjin ndersa ka theksuar se ligji eshte i njejte si per qytetaret ashtu edhe per parlamentaret. Referuar situates me te fundit krijuar per dy dite me radhe perpara godines se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ministri i Brendshem Bujar Nishani ne nje prononcim per mediat nje dite me pare teksa ndodhej ne prezantimin e nje projekti ne shkollen 4 Deshmoret ne kryeqytet per edukimin e femijeve mbi rregullat e qarkullimit rrugor ka shprehur gatishmerine e strukturave te policise per zbatimin e ligjit. Ministri Nishani siguroi se ligji do te respektohet ne cdo aspekt te tij por ne te njejten kohe duke ruajtur lirite dhe te drejtat e qytetareve. Sot Shqiperia ka te gjitha institucionet e saj te konsoliduara ne zbatim te ligjit te cilat kane te gjitha aftesite profesionale dhe logjistike per te permbushur misionet e tyre ne rastin e garantimit te rendit dhe qetesise publike dhe mbi te gjitha te sigurise jo vetem te institucioneve qe jane shume te rendesishme por te cdo qytetari te thjeshte kudo qe ai eshte - deklaroi kreu i Ministrise se Brendshme duke theksuar se Shqiperia i ka te gjitha institucionet funksionale per ta zbatuar ligjin ndersa shtoi se Policia e Shtetit do te siguroje zbatimin e tij ne protesten para mjediseve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Policia e Shtetit ashtu sic ka vepruar deri me sot do vazhdoje te permbushe misionin e saj do vazhdoje te permbushe detyren e saj perballe ligjit por mbi te gjitha perballe asaj qe qytetaret taksapaguesit shqiptare kerkojne dhe e ngarkojne Policine e Shtetit per te garantuar rendin qetesine publike jeten dhe sigurine e tyre - pohoi ministri Nishani. Deklaratat e Nishanit erdhen pas projektit te organizuar nga PAMECA ambasada britanike dhe Ministria e Arsimit per emancipimin e qytetareve dhe femijeve mbi rregullat e qarkullimit rrugor ne nje nga shkollat 9-vjecare te kryeqytetit.

Organizatoret nen hetim

Protestuesit qellojne me gure makinen e zjarrfikeses

Ne protesten e zhvilluar dje ne qytetin e Fierit protestuesit kane qelluar me gure e sende te forta makinen e zjarrfikeses qe nderhynte per te shuar gomat e ndezura nga vete ata. Per kete arsye policia e Fierit ka bere te ditur se u pergatiten materialet procedurale dhe do te referohen ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier per konsumim te veprave penale Organizim dhe pjesemarrje ne grumbullime e manifestime te paligjshme Pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit Prishje e qetesise publike dhe Shkaterrim i rrugeve ne ngarkim te organizatoreve te ketij tubimi te paligjshem dhe individeve qe kane konsumuar keto vepra penale. Nje gje e tille eshte konfirmuar dje nga zedhenesja e policise se ketij qyteti Valbona Meco sipas se ciles rreth ores 1100 te dites se djeshme ne sheshin Fitorja ne qender te qytetit te Fierit jane grumbulluar ne nje tubim te paligjshem rreth 300 persona simpatizante te subjektit politik Partia Socialiste te cilet me pas kane marshuar drejt bulevardit ne drejtim te daljes se qytetit te Fierit. Sipas ketyre te dhenave pjesemarresit ne kete proteste me pas bllokuan segmentin rrugor Fier - Lushnje ne vendin e quajtur Ura e Mbrostarit duke vendosur goma automjetesh te cilave me pas u vune edhe zjarrin si dhe nepermjet nje automjeti skrep kane hedhur mbi kete aks rrugor nje sasi te madhe dheu. Sipas policise menjehere sherbimet zjarrfikese u afruan dhe moren masat per shuarjen e zjarrit por nje grup protestuesish filluan te godisnin me gure dhe sende te tjera automjetin zjarrfikes dhe per pasoje ky i fundit eshte larguar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›