E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në stadium, Disiplina ndëshkon Tiranën

Këto ndëshkime erdhën si pasojë e dhunës në derbi dhe mos marrjes së masave organizative, gjë që u pa nga hyrja e tifozëve në fushën e lojës.Ndërkohë trajneri i Tiranës Alban Tafaj për goditje me grusht të futbollistit Elis Bakaj është pezulluar për një vit.Devi Muka është pezulluar gjithashtu për 8 ndeshje dhe është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë. Dënimit nuk i ka shpëtuar as mesfushori i Dinamos Bekim Kuli, i cili  është pezulluar për 2 ndeshje dhe gjobitur me 30 mijë lekë për shkak të reagimit të dhunshëm ndaj Devi Mukës. Një tjetër masë e Komisionit të Disiplinës ishte dënimi me 50 mijë lekë gjobë e presidentit të Tiranës Refik Halili për deklarata fyese të bëra ndaj institucionit të Federatës. Menjëherë pas vendimeve të Federatës ka ardhur edhe reagimi i klubit Tirana. Bëhet e ditur se të do të mblidhet urgjentisht Asambleja e Jashtëzakonshme, e cila do të dalë me një qëndrim për situatën.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›