Halili: Do të hetojmë aktivitetin financiar të FSHF-së
Asambleja u mblodh pas incidenteve të rënda që ndodhen të hënën në derbin Tirana-Dinamo. Megjithatë kërcënimet, klubi kryeqytetas nuk ka dalë me një qëndrim përfundimtar, duke I dhënë 24 orë kohë FSHF-së për të reaguar.Presidenti I Tiranës, Refik Halili shpërtheu në akuza të rënda ndaj gjyqtarëve të përballjes së fundit, duke I konsideruar ata si shkaktarët e dhunës së ndodhur. Lidhur me sulmet verbale ndaj FSHF-së, z. Halili u shpreh: “Kam dokumente. Kam arritur t`i siguroj falë aftësive të mia, por dhe njerëzve të mi në FSHF. Federata i bëri ballë shtetit. Nuk i lejoi ta kontrollonin. Ne do të dalim me vendim që të kontrollojmë lëvizjet fianciare. Do të vendosim dy ekspertë financiarë dhe dy juristë. Do të kontrollojmë të gjithë aktivitetin e futbollit në Shqipëri. Nëse FSHF nuk na hap portën do t’i drejtohemi prokurorisë. Ka njerëz shumë të aftë për të kontrolluar FSHF-në. Na kanë trembur gjithmonë me UEFA-n, por me ne kjo nuk pi ujë”.