Bora bllokon disa komuna në verilindje
Kështu, në rrethin e Dibrës, të bllokuara janë komunat, Kalaja e Dodës, Lurë, Zerçan, Ostren, Selishtë, etj. Edhe në rrethin e Matit, situata paraqitet e njëjtë, ku më e izoluar është komuna Xibër, ku trashësia e borës arrin mbi 30 centimetra. Në rrethin e Kukësit, të bllokuara janë komunat Arrën, Kalis, Grykë Çajë dhe Zapot. Në këto komuna mungon edhe energjia elektrike, për shkak të motit të keq. Edhe në Korçë, bora ka bllokuar rrugë të tërë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërkohë që ecja nëpër këto rrugë bëhet vetëm me zinxhirë.