Dhuna në stadiume PS: Dash Sula s’duhet të jetë më pjesë e Kuvendit
TIRANË-Partia Socialiste denoncoi sot incidentin e një dite më parë në stadiumin e Peqinit në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtarit (1-0), ku dyshohet se deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka qëlluar me pistoletë në ajër.
Deputeti Fidel Ylli në një reagim për gazetarët tha se, “deputeti Dashnor Sula dhunon gjyqtarët, arbitrat, gazetarët, gjithçka që i del përpara, duke prishur imazhin e tij si deputet dhe imazhin e qytetit të Shkumbinit, qytetarët e të cilit janë dashamirës ndaj sportit dhe që kanë nxjerrë edhe kampionë.”
Duke e vënë theksin tek raste te përsëritura të dhunës në stadiume nga deputeti Sula, Ylli shprehi habi që kryeministri, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk e kanë thirrur ndonjëherë deputetin për të sqaruar rastet.
“Unë habitem me kryetaren e parlamentit, që pretendon të bëhet edhe deputete, që nuk e ka thirrur ndonjëherë këtë deputet, që ka mbi 4-5 raste që krijon dhunë në stadiume. Habitem me kryeministrin që na flet për 12 prioritetet, si nuk e thërret këtë deputet. Habitem me grupin parlamentarë që nuk mban një qëndrim mbi këtë deputete.”- tha Ylli.
Deputeti Fidel Ylli shprehu indinjatën e tij ndaj kolegut Sula, duke denoncuar edhe deklaratat e tij, që e gjithë kjo histori qenka thashethem.
“Ky është një mashtrues ordiner. Nuk duhet të jetë një deputet, nuk duhet të jetë një koleg i joni, nuk duhet të hyjë më në Parlament”- tha Ylli.
Sipas tij, nëse ai nuk do të ishte deputet, me gjithë këto raste të përsëritura dhune do të rrezikonte deri burgim të përjetshëm.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tension gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, qëllohet me armë