Zgjedhjet parlamentare në Greqi, në fokusin e shtypit botëror
ATHINE - Zgjedhjet në Greqi, për vetë rëndësinë që mbartin, janë nën vëmendjen e gjithë medias botërore.
"Numri i të pavendosurve e bën të pamundur çdo parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Greqi", shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Agjencia vëren se situata që mbizotëron në Greqi së fundmi, zemërimi i votuesve kundër dy partive të mëdha, do të sjellë në Parlament 8 parti të tjera më të vogla. Lidhur me Antonis Samaras agjencia thekson faktin se "për rrugën e tij drejt kryeministrisë, ai kërkon mbështetjen e votuesve të tij, në vend që të pretendojë nga votuesit e pavendosur."
BBC vëren se dy partitë e mëdha pritet të pësojnë humbje, sepse votuesit do të kthehen nga partitë antimemorandum. "Faktor kyç që vendi të vazhdojë të ketë qasje në paketën e ndihmës, është aftësia e qeverisë së re për të zbatuar programin e ashpër të masave", shkruan BBC, duke theksuar se "çdo paqëndrueshmëri politike do të verë në pikëpyetje pozicionin e Greqisë në zonën e euros ".
"Mes thellimit të krizës, grekët do të votojnë sot për një qeveri të re, por në fletën e votimit është vetëm stafi i vjetër dhe idetë e vjetra. Forcë e fuqishme në vend është pakënaqësia ", shkruan gjermania Der Spiegel.
"Të dy partitë e mëdha pritet të përjetojnë kolaps historik. Rezultati i zgjedhjeve është i pasigurtë për shkak të fragmentimit të sistemit politik", raportoi Süddeutsche Zeitung.
"Ulje të taksave dhe rritje të pagave. Premtimet e partive të Greqisë për zgjedhjet, tingëllojnë shumë të çuditshme, sidomos për një vend të tillë në borxhe të thella ", thotë revista Focus.
“Greqia, votë e bujshme ajo për të djathtën ekstreme", është titulli i francezes Le Monde.
"Greqia në votime: Votuesit janë të gatshëm për të votuar kundër masave shtrënguese të dy partive të mëdha," është titulli i Financial Times.