E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet 229 kg marijuanë, në pranga 4 shqiptarë

Policia italiane gjatë një operacioni antidrogë të ndërmarrë në Venezia ka bërë të mundur sekuestrimin e 229 kilogramë marijuanë dhe arrestimin e 4 shqiptarëve.
 

Policia duke parë lëvizjet e tyre të dyshimta prej muajsh kishte marrë në vëzhgim të dyshuarit, ku së fundmi u pikasën duke hapur një garazh brenda të cilit u gjetën 64 kilogramë marijuanë, 50 gram kokainë dhe pistoleta.
 

Në vijim të kontrolleve policia bllokoi në një garazh të dytë strehë e trafikantëve në Martellago ku u gjet 165 kilogramë marijuanë e ndarë në pako prej 5 dhe 10 kilogramësh.
 

Sipas policisë thuhet se nga shitja e drogës shqiptarët do përfitonin rreth 2 milionë euro drogë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›