E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne stadiumin e Vlores shoqerohen 15 veta

Nje dite pas incidentit te dhuneshm qe u shenua ne stadiumin Flamurtari ne Vlore policia e Vlores ka shoqeruar 15 persona. Sipas njoftimit zyrtar te policise shoqerimi i ketyre shtetasve eshte bere per arsye se pas ndeshjes se zhvilluar me date 16.05.2011 ne oren 1600 ndermjet ekipeve te Flamurtarit dhe Skenderbeut tifoze te shumte te Flamurtarit kane shkulur pothuajse gjithe stolat e tribunes se stadiumit dhe i kane hedhur ato ne drejtim te bankinave dhe fushes duke penguar lojtaret te futen ne dhomat e zhveshjes hyrja e te cileve u be e mundur fale shoqerimit nga punonjesit e policise.

Me vone tifozet jane grumbulluar ne sheshin para stadiumit duke bllokuar edhe daljen e lojtareve nga stadiumi per tu larguar si dhe kane bllokuar qarkullimin e automjeteve ne sheshin para stadiumit dhe aksin rrugor Skele-Vlore si dhe kane vijuar te hedhin shishe plastike dhe sende te tjera te forta ne drejtim te hyrjes kryesore te stadiumit duke mos ju bindur thirrjes se punonjesve te policise se rendit publik per tu larguar. Kjo situate ka vijuar per rreth 2 ore dhe eshte shoqeruar nga forca te shumta te Policise se Shtetit.

Per 15 personat e shoqeruar materialet procedurale do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore per veprat penale Shkaterrim i prones dhe Prishje e qetesise publike. Gjithashtu Komisariati i Policise Vlore shton se ne lidhje me kete ngjarje jane identifikuar edhe persona te tjere te cilet pritet te shoqerohen dhe te vihen perpara pergjegjesise ligjore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›