Trojka e ambasadoreve nje ore takim me Ristanin dhe Subashin
Tre ambasadoret kryesore te Perendimit te akredituar ne Shqiperi kane zhvilluar dje ne mbremje nje takim me kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani dhe nenkryetaren Deshira Subashi. Ne oren 17.10 minuta ne seline e Pallatit te Kongreseve kane mberritur ambasadori i Shteteve te Bashkuara Alexander Arvizu Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi si dhe Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth. Per rreth 60 minuta tre diplomatet e rendesishem kane biseduar me Ristanin dhe Subashin ne zyren e kreut te KQZ-se. Ata jane larguar rreth ores 18.10 dhe nuk kane dhene asnje prononcim per mediat. Por sipas burimeve diplomatike mesohet se dy kane qene kerkesat apo sugjerimet e ambasadoreve te merret nje vendim per tabelen e rezultateve si dhe per ceshtjen e votave te pavlefshme. Ne takim mesohet se kreu i KQZ-se ka theksuar se shume shpejt do te shqyrtohet ceshtja e tabelave perkatese. Nderkaq per votat e pavlefshme zonja Subashi mesohet se ka kujtuar precedentet. Biseda eshte zhvilluar kryesisht per procesin e nxjerrjes dhe miratimit te rezultatit te Tiranes. Diplomatet perendimore ne disa deklarata edhe te meparshme kane bere te ditur se maratona e votimeve te 8 majit duhet te perfundoje sa me shpejt. Takimi i djeshem i tre ambasadoreve ka qene nje vazhdim i takimeve diplomatike. Kreu i Delegacionit te Komisionit Europian Ettore Sequi ka qene edhe te dielen ne zyren e kryetarit te KQZ-se. Nderkohe trojka ka qene prezent edhe gjate numerimit maratone te kutive te votimit te njesise numer 5 ose te KZAZ-se numer 49. Per tri dite rresht si ambasadori Arvizu po ashtu dhe koleget e tij Sequi dhe Wolfarth kane marre pjese edhe te premten e kaluar por edhe te shtunen kur u perfundua numerimi qe i dha Edi Rames fitoren me 10 vota diference. Por ne fakt nje proces ligjor eshte paralajmeruar qe me pare nga ambasadoret dhe kane kerkuar qe te ndiqen te gjitha procedurat. Pas mbylljes se numerimit ambasada e SHBA-se ne Tirane leshoi nje deklarate ku theksonte se Urime per kapercimin e vijes se finishit. Ka qene nje fitore per demokracine shqiptare dhe popullin shqiptar. Teksa te dyja palet pretendojne fitoren eshte posacerisht e rendesishme te pritet qe rezultatet te certifikohen ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Pozicioni yne eshte bashkerenduar ne konsultim te ngushte me Kreun e Delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane dhe Kreun e Prezences se OSBE-se ne Tirane. Edhe nje here urimet tona per popullin shqiptar. Ndersa diten e premte ambasadori Arvizu i cili parashikoi se do te kete nje rezultat te ngushte mes dy rivaleve Rama dhe Basha deklaroi se mund te vinte bast 100 dollare se njeri prej kandidateve qe nuk do te fitonte do te ankimonte rezultatin.